Numri i madh i turistëve gjatë verës në Vlorë ka sjellë rritjen e vizitorëve në muzetë e qytetit. Skënder Spahiu, drejtues i muzeut historik dhe etnografik, konfirmon se muzetë tashmë janë pjesë themelore e guidës turistike për pushuesit e huaj.
Këtë sezon kanë mbizotëruar turistët nga vendet perëndimore (francezë, spanjollë, italianë), duke shënuar një rritje prej 10-12% në numër krahasuar me vitin e kaluar.
Spahiu thekson se muzetë janë kthyer në destinacion të turizmit gjithëvjetor. Bazuar në vizitat e shtatorit, pritet që ky trend rritës të vazhdojë edhe gjatë vjeshtës e dimrit.
Muzetë e Vlorës po dëshmojnë se historia dhe kultura janë bërë tërheqje kryesore për turistët, duke zgjatur sezonin përtej verës. (A2 Televizion)