"Viktima dhe autori i vrasjes nuk njiheshin", Rrumbullaku: Krimi në Pogradec ndodhi pas një konflikti të çastit

Nga A2 CNN
14 Gusht 2024, 12:14 | Kronikë

"Viktima dhe autori i vrasjes nuk njiheshin", Rrumbullaku: Krimi

Muhamet Rrumbullaku, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, deklaroi se autori i dyshuar i krimit në Pogradec, Denis Meçe, nuk kishte asnjë njohje me viktimën Eglantin Proga.

Në konferencën për shtyp ku mbrojti veprimet e policisë në këtë ngjarje, Rrumbullaku tha se sherri ka nisur pas një konflikti të çastit.

“Në rastin e ngjarjes në Pogradec, autori dhe viktima nuk njiheshin dhe nuk është e vërtetë asgjë nga pistat që përfliten. Po keqinformohet. Ajo ngjarje ishte një konflikt i çastit”, tha Rrumbullaku.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos