Plagosja me armë në Shkodër, policia arreston edhe dy të tjerë, 3 shpallen në kërkim

Nga A2 CNN
14 Gusht 2024, 10:43 | Kronikë

Plagosja me armë në Shkodër, policia arreston edhe dy të

Policia e Shkodrës ka zbardhur detaje të reja në lidhje me tentativën e vrasjes të ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku për pasojë mbeti i plagosur një 43-vjeçar.

Sipas Policisë, janë arrestuar 3 persona, ndërsa tre të tjerë janë shpallur në kërkim. Në pranga kanë rënë shtetasit Lulëzim Kakija, Kristjan Kakia, Artan Kakija.

Ngjarja ndodhi rreth orës 20:40 të mbrëmjes së djeshme në fshatin Postribë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, u plagos me armë zjarri, në këmbë, 43-vjeçari.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit të llojit pistoletë, ndërsa grupi hetimor vijon kërkimet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.

Njoftimi i Policisë Shkodër

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme, në fshatin Postribë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, u tentua të vritej me armë zjarri një 43-vjeçar.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, u arrestuan 3 shtetas dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë, të implikuar në konflikt.

Mbrëmjen e djeshme, menjëherë pas ngjarjes, Policia shoqëroi 3 nga shtetasit e përfshirë, si dhe gjeti pistoletën me të cilën u krye plagosja.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore të kryera menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 20:40 të datës 13.08.2024, në fshatin Postribë, ku gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet disa shtetasve, u plagos me armë zjarri, në këmbë, shtetasi Ç. Sh., 43 vjeç, Forca e Posaçme “Shqiponja” dhe Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Shkodër:

vunë në pranga shtetasit K. K., 29 vjeç, A. K., 28 vjeç dhe L. K., 24 vjeç, të afërm të njëri-tjetrit;

shpallën në kërkim shtetasit Z. K., 28 vjeç, F. L., 25 vjeç dhe A. Rr.,25 vjeç.

Vijojnë kërkimet për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, vijojnë hetimet për të individualizuar përgjegjësinë penale të secilit prej shtetasve të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos