Aksident me vdekje te “Shkalla e Tujanit”

Nga A2 CNN
17 Prill 2025, 17:54 | Kronikë

Aksident me vdekje te “Shkalla e Tujanit”

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në vendin e quajtur “Shkalla e Tujanit”. Sipas policisë “rreth orës 16:55, automjeti me drejtues shtetasin O. N., rreth 35 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., rreth 29 vjeç”.

Si pasojë ka humbur jetën 29-vjeçari, si dhe është dëmtuar pasagjeri po në këtë automjet shtetasi H. L., rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos