Prokuroria e Elbasan ka konfiskuar 3 pasuri të paluajtshme me prejardhje nga veprimtaria kriminale në Mbretërinë e Bashkuar. Në njoftimin e prokurorisë së Elbasanit bëhet e ditur se pasuria e konfiskuar i përket shtetasit L.C, i shpallur fajtor për “pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Bëhet fjalë për një apartament dhe dy garazhe në qytetin e Elbasanit.
Njoftimi i Prokurorisë
Me kërkesë të Prokurorisë së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, u shpall fajtor për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal, shtetasi L.C. si dhe u konfiskuan tre pasuri të paluajtshme me prejardhje nga veprimtaria e tij kriminale në Mbretërinë Bashkuar.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në përfundim të gjykimit të procedimit penal nr.713, viti 2023 për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit L.C, konfiskoi pasuritë e mëposhtme:
Pasuria e paluajtshme e llojit “Apartament”, në qytetin e Elbasanit;
Pasuria e paluajtshme e llojit “Garazh”, në qytetin e Elbasanit; dhe
Pasuria e paluajtshme e llojit “Garazh”, në qytetin e Elbasanit;
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, mbetet gjithmonë e angazhuar në përmbushjen e detyrimit ligjor jo vetëm vënien para përgjegjësisë penale dhe dënimin e personave për veprat penale të pastrimit të parave, por sidomos për konfiskimin e pasurive me prejardhje nga veprimtari kriminale. (A2 Televizion)