Një aksident ka ndodhur në fshatin Vreshtas, në Maliq.
Raportohet se një person, duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga, shkruan A2.
Nga aksidenti është lënduar një e mitur, pasagjere në makinë.
Policia ka shkruar drejt vendit të ngjarjes, ndërsa mësohet se fëmija 9-vjeçar është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 18:20, në fshatin Vreshtas, Maliq, shtetasi F. B., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti është dëmtuar një e mitur 9-vjeçe, pasagjere në automjet, e cila po merr mjekim në spital, në gjendje jashtë rezikut për jetën.
Me shtetasin F. B., po kryhen veprimet procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)