Abuzim me tenderin 65.9 mln lekë, SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe 6 të tjerë

Nga Armand Bajrami
9 Janar 2026, 19:51 | Kronikë

Prokuroria e Posaçme, SPAK, mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim ish-kreun e KESH, Benet Beci, aktualisht kryetar i Bashkisë Shkodër, pas dyshimeve se ka abuzuar me një tender me vlerë 69.5 milionë lekë. Bashkë me Becin, për akuzën e “shkeljes së barazisë në tendera” janë dërguar për gjykim edhe gjashtë zyrtarë, ish-vartës të tij në KESH.

Procedura tenderuese në të cilën dyshohet së është shkelur ligji nga Beci si ish-kreu i KESH, nga ish anëtarët e njësisë së prokurimit Jonid Kazani, Edlira Mitrushi e Yllka Nishku, si edhe nga anëtarët e komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Adela Ruko, Rudin Gjoni e Përparim Dauti, është zhvilluar në vitin 2019 dhe ka pasur si objekt një projekt kërkimor, raporton A2 CNN.

Sipas SPAK, i pandehuri Benet Beci, në detyrën e administratorit të KESH, si autoritet kontraktor, në bashkëpunim me të bashkëpandehurit, ka paracaktuar dhe krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta për shoqërinë fituese të kësaj procedura prokurimi.

Hetimi ndaj kryebashkiakut të Shkodrës ka nisur kryesisht nga SPAK, bazuar në një referim të bërë nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Këta të fundit kanë siguruar prova kompromentuese për ish-kreun e KESH, gjatë kontrolleve për llogari të një hetimit tjetër ndaj ish-kreut të ARRSH, Ervis Berberi, bashkëshort i Adela Rukos, të bashkëpandehurës së Becit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos