Kapen me drogë, 2 të arrestuar në Lezhë

Nga A2 CNN
9 Janar 2026, 10:55 | Kronikë

Kapen me drogë, 2 të arrestuar në Lezhë

Policia ka finalizuar operacionin antidrogë të koduar “Terreni”, duke goditur dy raste të tjera të shitjes së lëndës narkotike Cannabis Sativa, në sasi dhe në doza.

Si rezultat i kontrolleve dhe punës informative të kryera nga Forca e Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, u arrestuan në flagrancë dy persona:

Në fshatin Manati, është ndaluar shtetasi P. D., 22 vjeç, banues në Lezhë, i cili u kap duke lëvizur me automjet, dyshohet për të shitur doza cannabisi;


Në zonën e kalasë së Lezhës, është arrestuar shtetasi K. M., 27 vjeç, banues në Kurbin, i cili kishte me vete një sasi lënde narkotike, që dyshohet se e posedonte me qëllim shitjen.
Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar lëndë narkotike Cannabis Sativa, 2 automjete dhe 5 telefona celularë, të cilat do të shërbejnë si prova materiale në hetim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos