Grabiti me thikë një market në kryeqytet, momenti kur vihet në pranga autori i dyshuar

Nga A2 CNN
9 Janar 2026, 14:13 | Kronikë

Grabiti me thikë një market në kryeqytet, momenti kur vihet

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Intervent”, duke arrestuar autorin e dyshuar të një vjedhjeje me dhunë të ndodhur një ditë më parë në një market në zonën e Yzberishtit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas veprimeve intensive hetimore për zbardhjen e ngjarjes, kanë identifikuar dhe kapur në Rrugën e Qelqit shtetasin E. T. (T), 40 vjeç, banues në Tiranë. Ai dyshohet se ka vjedhur një shumë parash nga marketi, duke kanosur me thikë punonjësen e biznesit, shkruan A2 CNN.

Sipas policisë, i arrestuari rezulton me precedent penal për vjedhje me dhunë. Gjatë ngjarjes, punonjësja e marketit është dëmtuar në dorë nga mjeti prerës, në momentin kur ka tentuar të ndalojë autorin. Ajo ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është larguar nga spitali, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos