Eksploziv në derën e një 72-vjeçari në Tufinë, shpallen në kërkim 3 vëllezër me precedentë penalë

Nga A2 CNN
8 Gusht 2026, 15:25 | Kronikë

Eksploziv në derën e një 72-vjeçari në Tufinë,

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tufinë, ku një sasi lënde plasëse shpërtheu në derën e banesës së një 72-vjeçari, duke shkaktuar dëme materiale.

Në operacionin “Motivi”, janë shpallur në kërkim tre vëllezër, 39, 43 dhe 41 vjeç, të dyshuar si autorë të ngjarjes. Sipas Policisë, ata kanë precedentë të mëparshëm penalë.

Dyshohet se tre vëllezërit kanë vendosur dhe shpërthyer lëndën plasëse për motive të dobëta. Vijon puna për kapjen e tyre dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë Tiranë

Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në orët e para të mëngjesit të datës 08.08.2026, në lagjen “Tufinë”, ku shpërtheu një sasi lënde plasëse në derën e banesës private të një 72-vjeçari.

Shpallen në kërkim 3 shtetas, vëllezër, të dyshuar si autorë të ngjarjes. Të tre vëllezërit me precedentë të mëparshëm penal.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas njoftimit se në lagjen “Tufinë”, në derën e banesës së shtetasit J. M., kishte shpërthyer një sasi lënde plasëse, duke shkaktuar dëme të pakta materiale, kanë organizuar operacionin policor “Motivi”, me qëllim zbardhjen e kësaj ngjarjeje, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore, këqyrjes së vendit të ngjarjes, administrimit të provave, në kuadër të operacionit të koduar “Motivi”,  u bë e mundur zbardhja e ngjarjes dhe identifikimi i autorëve të dyshuar.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u shpallën në kërkim shtetasit E. A., 39 vjeç, A. A., 43 vjeç dhe M. A., 41 vjeç, të tre vëllezër, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim.

Nga tërësia e veprimeve hetimore, si dhe nga informacionet e siguruara në rrugë operative, dyshohet se shtetasit E. A., A. A. dhe M. A., më datë 08.08.2026, rreth orës 00:30, për motive të dobëta, kanë vendosur dhe shpërthyer një sasi lënde plasëse në derën e banesës së shtetasit J. M., duke shkaktuar dëme të pakta materiale.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim, si dhe për dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos