Krim në familje në Fier, burri dyshohet se ka vrarë gruan e më pas veten

Nga Igli Çelmeta
24 Mars 2026, 15:32 | Kronikë

Krim në familje në Fier, burri dyshohet se ka vrarë gruan e

Një ngjarje kriminale raportohet të ketë ndodhur në fshatin Kuman të Fierit këtë të martë. Shefit Rrapaj dyshohet se ka vrarë gruan e tij. Dashuri Rrapaj, dhe më pas veten, raporton A2 CNN.

"Rreth orës 14:30, shtetasi Sh. Rr., rreth 80 vjeç, banues në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri (pushkë), në banesë, bashkëshorten e tij, shtetasen D. Rr., rreth 75 vjeçe, dhe më pas ka vrarë veten", njoftoi policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos