Gjykata e Posaçme jep dënimin për Altin Hajrin

Nga Armand Bajrami
24 Mars 2026, 13:19 | Kronikë

Gjykata e Posaçme jep dënimin për Altin Hajrin

Gjykata e Posaçme ka dënuar me burgim të përjetshëm Altin Hajrin.

Hajri u fajësua për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës, shkruan A2.

Altin Hajri u gjykua në mungesë, pasi ende nuk është arrestuar nga policia.

Më herët për rrëmbimin dhe zhdukjen e Prengës gjykata ka dënuar përjetë edhe Festim Bexhdilin.

Ndërkohë, GJKKO po zhvillon edhe një proces tjetër me të pandehur Dritan Rexhepajn, Gentian Funiqi, Aldo Majnishta, Artan Doçaj, Geraldo Martini, Korado Gështenja dhe Martin Bleta, të akuzuar për të njëjtën ngjarje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos