Prostitucion në Tiranë, arrestohen dy të rejat nga Kazakistani

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2026, 13:41 | Kronikë

Prostitucion në Tiranë, arrestohen dy të rejat nga Kazakistani

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, bazuar në informacionet e siguruara për një rast prostitucioni, kanë organizuar dhe finalizuar në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, operacionin policor të koduar “Foleja 4″.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetaset nga Kazakistani, K. Zh., 19 vjeçe dhe Zh. Sh., 25 vjeçe, pas nga hetimet rezultoi se ushtronin prostitucion, në një apartament që e kishin marrë me qira, në rrugën “Çamëria”.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për një shtetas 33-vjeçar, përfitues nga kjo veprimtari.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos