Krim seksual gjatë luftës në Kosovë, ngrihet aktakuzë ndaj një serbi

Nga Tomorr Avdia
26 Gusht 2024, 19:27 | Kronikë
Krim seksual gjatë luftës në Kosovë, ngrihet aktakuzë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën e Prishtinës, kundër të pandehurit me nacionaniltet serb Z.N. për dhunë seksuale si krim lufte.

Sipas njoftimit hetimet kanë vërtetuar se gjatë periudhës kohore të luftës në Kosovë gjatë vitit 1998-1999, i pandehuri Z.N. ka kryer dhunë seksuale si krim i luftës ndaj një viktime të nacionalitetit shqiptar. Aktakuza potencohet të jetë ngritur për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale krim i luftës kundër popullsisë civile, i sanksionuar me ligjin e RSFJ-së.

Prokuroria ka bërë të ditur se kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos