Aksident i frikshëm në Elbasan, përplasen 3 makina, trajleri përfundon poshtë urës

Nga A2 CNN
26 Gusht 2024, 18:05 | Kronikë

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e së hënës në aksin rrugor Elbasan-Peqin, ku janë përfshirë 3 makina.

Sipas dëshmive për A2 CNN, në aksident janë përfshirë dy fuoristrada Benz dhe Audi dhe një trajler, i cili pas përplasjes ka përfunduar poshtë një ure të vogël.

Si pasojë e këtij aksidenti, vetëm një prej drejtuesve ka marrë plagë dhe u dërgua te Trauma, teksa qarkullimi i mjeteve është ndërprerë për disa minuta.

Është dashur ndërhyrja e zjarrfikësve për të nxjerrë nga makina një prej drejtuesve të mjeteve, i cili kishte mbetur i bllokuar brenda.

Shkaqet e aksidentit janë ende të paqarta, teksa policia vijon hetimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos