Saga e vrasjeve kthehet në Mirditë. Viktor Bardhi 65 vjeç ishte nisur drejt ujësjellësit për të hapur linjën e furnizimit të fshatit Ndërfushas kur i është zënë pritë vetëm një kilometër nga banesa, shkruan A2 CNN.
Drejt makinës së tij është qëlluar me breshëri të paktën 30 herë, duke e lënë të vdekur në vend. Shenjat e lëna në mjet tregojnë qartë sulmin nga autorët që kanë shfrytëzuar vendin për të mos u kapur nga kamera të sigurisë.
Ishin banorët e zonës që kanë njoftuar policinë pasi kanë parë mjetin e ndaluar në urën e nënkalimit e më tej ekspertët kanë rrethuar zonën dhe kanë grumbulluar provat siç shihet dhe në këto shenja.
Vetëm pak momente pas ngjarjes së regjistruar rreth orës 9 të mëngjesit të kësaj të enjte policia zbuloi një makinë tip Audi, të djegur. Dyshimet janë se i mjeti ishte përdorur nga autorët për të kryer sulmin e rëndë që shënoi dhe viktimën e radhës.
Dyshimet e para të policisë janë pista e hakmarrjes për shkak dhe të përplasjeve me fisin Reçi një sagë e nisur prej vitit 2016. Në reagimin e parë drejtori i policisë shprehet se janë marrë në pyetje dëshmitarët dhe po punohet për zbulimin e autorëve.
Vrasjet kanë sjellë 9 viktima si në Shqipëri por dhe në Itali dhe Belgjikë. Madje nuk kanë munguar as atentatet me tritol në mes të Tiranës apo dhe vrasjet në autostradë. (A2 Televizion)