Policia Kufitare e Portit Sarandë ka ndëshkuar me 100 000 lekë pronarin e një Jet Ski, pasi mjeti lundroi brenda perimetrit të sigurisë për pushuesit në Ksamil, duke rrezikuar jetën e tyre, thuhet nw njoftim.
Rasti u denoncua fillimisht në portalin e bashkëqeverisjes dhe më pas u publikua në rrjetet sociale, shkruan A2 CNN.
Pas verifikimeve, Policia identifikoi mjetin në pronësi të shtetasit S. D., e bllokoi atë dhe konstatoi shkeljen. (A2 Televizion)