Një vajzë e mitur 6 vjeçare ka mbetur e plagosur në një aksident rrugor në fshatin Bubullimë të Lushnjës.
Burime për A2 CNN konfirmojnë se vajza ishte në anë të rrugës kur ajo u përplas nga një motor që drejtohej nga një 17 vjeçar.
Fatmirësisht, vajza është në gjendje të mirë shëndetësore, teksa drejtuesi i motorit po pyetet për dinamikën e aksidentit./A2 (A2 Televizion)