3 grabitje brenda pak orëve, i riu e nisi me taksinë në Tiranë dhe përfundoi me karburantin në Fushë-Krujë

Nga Igli Çelmeta
5 Janar 2026, 20:18 | Kronikë

3 grabitje brenda pak orëve, i riu e nisi me taksinë në

Pasditen e së hënës, një grabitje me armë zjarri ka ndodhur në një karburant në Fushë-Krujë.

Sipas burimeve të A2CNN, një person që ndodhej në drejtimin e një taksie ka kërcënuar me armë punonjësit e karburantit dhe ka marrë xhiron ditore.

Pas grabitjes, autori ka braktisur taksinë dhe është larguar në drejtim të fshatrave të Fushë-Krujës.

Sipas burimeve policore për A2CNN, dyshohet se i riu ka kryer të paktën 3 vjedhje përgjatë pak orëve. Ai pasi ka marrë një taksi në Tiranë, ka kërkuar të shkojë në Fushë-Krujë. Sapo është afruar drejt Tapizës, me armë zjarri ka kërcënuar taksistin dhe ka marrë drejtimin e makinës vetë, ndërsa këtë të fundit e ka lënë në një zonë të largët, madje taksistit i ka marrë edhe paratë dhe celularin.

Pasi ka vjedhur taksistin, i riu më pas ka shkuar pranë një pike karburanti në afërsi të Milotit dhe me kërcënimin e armës së zjarrit, i ka marrë punonjësit paratë e xhiros ditore. Më pas ka lënë mjetin në afërsi të një xhamie në Fushë-Krujë dhe është arratisur.

Policia e ka identifikuar të riun dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij. Ai rezulton i dënuar më parë për mashtrim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos