3 të vrarë në Shkodër, reagon ministri Hoxha: Të gjitha forcat e policisë kanë shkuar atje

Nga A2 CNN
31 Tetor 2024, 10:18 | Kronikë

3 të vrarë në Shkodër, reagon ministri Hoxha: Të gjitha

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka reaguar për herë të parë për ngjarjen e rëndë të së mërkurës në Shkodër ku mbetën të vrarë 3 persona.

Ministri hezitoi fillimisht të jepte një përgjigje, ndërsa më pas u ndal në hyrje të Kuvendit dhe u shpreh se të gjitha forcat e policisë kanë shkuar në Shkodër dhe së shpejti do të kemi rezultate konkrete, shkruan A2.

“Dje të gjitha forcat e policisë kanë shkuar në qytetin e Shkodrës për të bërë të mundur arrestimin e autorëve. Ata janë atje për të bërë detyrën e tyre dhe shumë shpejt do të kemi një rezultat konkret në lidhje me ngjarjen që ka ndodhur atje”, u shpreh ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos