4 telefona për të humbur gjurmët, kapet shpërndarësi i drogës në Durrës

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2024, 11:41 | Kronikë

4 telefona për të humbur gjurmët, kapet shpërndarësi i

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një person nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, në doza.

Në kuadër të operacionit të koduar “Toën” u arrestua në flagrancë shtetasi K. Xh., 22 vjeç.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte 22-vjeçari, janë gjetur dhjetëra doza kanabisi gati për shitje, 35 200 lekë dhe 270 euro dhe 4 celularë.          

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos