Do të festonte sot 74-vjetorin e lindjes, ndërron jetë mjeku i njohur onkolog Agim Karaj

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2024, 11:27 | Kronikë

Do të festonte sot 74-vjetorin e lindjes, ndërron jetë mjeku i

Ditën e sotme është ndarë nga jeta mjeku i njohur onkolog, Agim Karaj.

Lajmi është bërë i ditur nga familjarët, të cilët njoftojnë në faqen e tij në Facebook, se homazhet do të mbahen sot, ndërsa përcjellja e tij për në banesën e fundit do të bëhet ditën e nesërme.

Po ashtu, sipas njoftimit bëhet e ditur se ceremonia e varrimit, do të zhvillohet në orën 11:00 dhe varrimi do të bëhet në Tufinë.

“Me hidhërim te thelle dhe me dhimbje shume te madhe njoftoj ndarjen nga jeta te babait tone Prof.Dr Agim Karaj. Pritja dhe përcjellja behet tek funeral home Univers tek Rruga Bardhyl përballë postes shqiptare nr 32.Homazhet fillojnë sot dite e hënë ne orën 10.00 dt 25.11.2024.

Ceremonia e varrimit behet ditën e marte ne date 26.11.2024 ora 11.00. Varrimi behet ne Tulinë. Me respekt, nga familja”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu mësohet se onkologu Agim Karaj do të festonte sot 74-vjetorin e lindjes, shkruan A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos