53-vjeçarja përplaset nga autobusi në Korçë, përfundon në spital

Nga A2 CNN
27 Gusht 2024, 16:20 | Kronikë

53-vjeçarja përplaset nga autobusi në Korçë,

Rreth orës 15:30, në lagjen nr. 17, autobusi me drejtues shtetasin A. J., 50 vjeç, ka përplasur këmbësoren, shtetasen A. Sh., 53 vjeçe.

Drejtuesi i autobusit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Korçë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

53-vjeçarja është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës për vizita me të specializuara Sipas mjekëve të shërbimit spitalor të Korçës, gjendja e saj paraqitet e rëndë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar dhe po merret në pyetje për rrethanat e këtij aksidenti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos