"Më ngacmoi partneren", zbardhet dëshmia e Darmend Kelit për vrasjen në Astir

Nga Armand Bajrami
27 Gusht 2024, 12:15 | Kronikë

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën "arrest në burg" për Darmend Kelin, 25-vjeçarin që tre ditë më parë në Astir vrau me thikë Amarildo Hoxhallarin.

E njëjta masë u dha edhe për Ardi Marishtën, personin që drejtonte motorin me  të cilin viktima po qarkullonte para konfliktit me Kelin, raporton A2 CNN.

Sa i përket autorit, 25 vjeçari ka shfaqur pendesë në sallën e gjyqit. Ai ka pretenduar se nuk kishte njohje me viktimën. Keli ka rrëfyer se rreth orës 18:30 kishte parë nga ballkoni Amarildo Hoxhallarin duke i ngacmuar vajzën me të cilën bashkëjetonte prej 3 vitesh.

Pasi është përballur me të, ai pretendon se është fyer rëndë dhe qëlluar me grusht nga Hoxhallari, përpara se të përdorte thikën që kishte marr nga banesa e tij për ta goditur sipas policisë dy herë në gjoks dhe 2 në këmbë./ A2 CNN (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos