Babai në Lushnje denoncon zhdukjen e të birit në kufirin gjermano-zviceran

Nga A2 CNN
27 Gusht 2024, 11:33 | Kronikë

Babai në Lushnje denoncon zhdukjen e të birit në kufirin

Një 50 vjeçar nga Lushnja dy ditë më parë ka denoncuar në policinë lokale zhdukjen e djalit të tij.

Sipas të atit, 24-vjeçari jetonte prej pak kohësh në një zonë kufitare midis Gjermanisë dhe Zvicrës, por prej 7 ditësh ka shkëputur komunikimin me familjen.

“Më datë 25.08.2024, në Komisariatin e Policisë Lushnjë është paraqitur shtetasi L. Ç., 50 vjeç, banues në Lushnjë, i cili kallëzon se prej një jave, ka humbur kontaktet me djalin e tij, shtetasin K. Ç., 24 vjeç, i cili prej 2 muajsh jetonte në një zonë kufitare midis Gjermanisë dhe Zvicrës.”

Uniformat blu sqarojnë se po bashkëpunojnë me agjencitë partnere për të bërë të mundur gjetjen e 24-vjeçarit./ A2 CNN (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos