Lidhur me ngjarjen e rëndë në Maliq ku 59-vjeçari ngacmoi seksualisht një të mitur, burime pranë policisë për A2 CNN bëjnë me dije se të dy personat e përfshirë në këtë ngjarje jetojnë në një pallat.
Sipas të njëjtave burime, 59-vjeçari e ka parë nga dritarja të miturën kur ka hedhur plehrat jashtë pallatit dhe e ka ngacmuar me fjalë.
Në momentin kur 12-vjeçarja ka tentuar të hyjë brenda në banesën e saj, Selami Bazelli e ka prekur në disa pjesë të trupit.
Ka qenë e ëma e të miturës, e cila bashkë me vajzën e saj ka shkuar në komisariatin e policisë Maliq, ku ka bërë denoncimin, ndërsa përballë psikologëve e mitura është shprehur se 59-vjeçari e ka prekur atë. (A2 Televizion)