Policia e Durrësit në kuadër të operacionit “Again” ka vënë në pranga një grabitës serial, i cili akuzohet për disa vjedhje të ndodhura në këtë qark.
Si rezultat i operacionit, është arrestuar shtetasi Amarild Muka, 41 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte shpallur më herët në kërkim nga policia në kryeqytet për veprën penale “Mashtrimi”, si dhe i dyshuar për një sërë vjedhjesh të tjera.
Nga hetimet e deritanishme, Muka dyshohet se ka kryer vjedhje në banesa, automjete, vjedhje të monopatinave elektrike, portofolave dhe sendeve të tjera me vlerë, në zona të ndryshme të qarkut Durrës.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme ligjore. (A2 Televizion)