Akuzohet se ngacmoi seksualisht 12-vjeçaren, arrestohet 59-vjeçari

Nga A2 CNN
18 Qershor 2025, 10:18 | Kronikë

Akuzohet se ngacmoi seksualisht 12-vjeçaren, arrestohet 59-vjeçari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në qytetin e Maliqit, ku një 59-vjeçar është vënë në pranga nga Policia, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një vajzë vetëm 12 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin S. B., 59 vjeç. Sipas informacioneve zyrtare, ndaj tij rëndon dyshimi se ka kryer ngacmim seksual ndaj të miturës, shkruan A2 CNN.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme ligjore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos