Një 65-vjeçar ka rënë në lumin Buna teksa po peshkonte dhe deri më tani nuk dihet asgjë për fatin e tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:50, ku mësohet se 65 vjeçari H. S., banues në Mitrovicë dyshohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe ka rënë në ujërat e lumit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit, kërkime të cilat do të bëhen dhe në ujërat e lumit Buna, në bashkëpunim me polumbarët e Repartit “RENEA”.
Ndërkaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit. (A2 Televizion)