8 automjete rrethuan hotelin, A2 CNN siguron pamjet para ngjarjes në Vlorë

Nga A2 CNN
3 Shtator 2026, 15:43 | Kronikë

A2 CNN ka siguruar pamjet nga momentet e para pak përpara ngjarjes në së ndodhur sot në një hotel në Vlorë. Në pamje shihen 8 automjete që rrethojnë hotelin në Radhimë.

Më herët policia zbardhi detaje nga ngjarja e ndodhur, ku pronari i një resorti pretendon se mbi 10 persona nën kërcënimin e armëve i kanë vendosur gjobë 5 milionë euro. 

Rreth orës 11:30, pronari i një resorti në Vlorë njoftoi Policinë se persona të armatosur po konfliktoheshin me të.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në drejtim të adresës së dhënë, si dhe kanë ngritur pika kontrolli.

Shërbimet e Policisë, në afërsi të Pusit të Mezinit, kanë konstatuar një automjet që lëvizte me shpejtësi dhe janë vënë në ndjekje të tij, ku automjeti është aksidentuar.

“Drejtuesi i këtij automjeti ka humbur kontrollin dhe është aksidentuar. Në automjet janë konstatuar 3 shtetas, 2 prej të cilëve janë dëmtuar si pasojë e aksidentit, ndërsa tjetri nuk ka probleme shëndetësore. Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri, pistoletë. Është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i cili, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes dhe identifikimin e të gjithë shtetasve të përfshirë”, thuhet në njoftim.

“Shërbimet e Policisë së DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e disa DVP-ve të tjera, po kryejnë kontrolle dhe veprime të tjera, me qëllim identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Meqenëse veprimet janë dinamike, në përfundim të veprimeve të para hetimore do të ketë një njoftim të plotë për ngjarjen”, vijon njoftimi.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos