
A2 CNN ka siguruar foton e çiftit të bashkëshortëve që iu gjetën të vdekur sot në një banesë në Orikum të Vlorës. Nga të dhënat paraprake të policisë dyshohet se viktima, Sose Xhebroj është vrarë nga bashkëshorti i saj, Llogora Xhebroj, 50 vjeç.

Ndërkohë A2 CNN mëson se çifti ishte i divorcuar vetëm pak muaj më parë. Për disa kohë bashkëshortja ka jetuar në Itali dhe ishte kthyer në Orikum për të kaluar festat e fundvitit.

Sipas burimeve, çifti kishte pasur probleme të vazhdueshme në marrëdhënien e tyre. Dyshohet se bashkëshortja ka qenë edhe më parë subjekt i dhunës në familje. Ata janë prindër të dy djemve të rritur. (A2 Televizion)
Galeria fotografike ( )