22-vjeçari aksidenton me makinë të moshuarin te vijat e bardha në Vlorë

Nga Edi Ruçi
2 Janar 2026, 12:47 | Kronikë

22-vjeçari aksidenton me makinë të moshuarin te vijat e bardha

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë të martë në zonën e Kapeles, në qendër të Vlorës. Një automjet ka aksidentuar një kalimtar te vijat e bardha, duke e lënë atë në gjendje të rëndë shëndetësore.

A2 CNN raporton se drejtuesi i automjetit është një 22-vjeçar ndërsa i  plagosur ka mbetur një 90-vjeçari.

22-vjeçari aksidenton me makinë të moshuarin te vijat e bardha

Menjëherë pas ngjarjes, kalimtarët e pranishëm kanë ndërhyrë duke i dhënë ndihmën e parë të plagosurit, ndërsa është njoftuar urgjentisht ambulanca, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar të dëmtuarin drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Në vendin e aksidentit ka mbërritur edhe Policia, e cila po kryen veprimet procedurale dhe po heton shkaqet e ngjarjes. Qarkullimi në zonë ka qenë përkohësisht i vështirësuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos