
Një ngjarje e rëndë ka tronditur Orikumin e Vlorës, ditën e sotme, ku një grua rreth 40 vjeçe është gjetur pa shenja jete në banesën e saj. A2 CNN raporton se, viktima është gjetur e mbytur, ndërsa dyshimet e para janë se ajo është vrarë nga bashkëshorti i saj.
Nga hetimet paraprake rezulton se bashkëshorti Llogora Xhebro dyshohet se ka vrarë bashkëshorten Sose Xhebro dhe më pas ka vrarë edhe veten.
A2 CNN mëson se bashkëshorti Llogora Xhebro ka vrarë veten me armë zjarri në banesën e tij.
Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe sqarimin e rrethanave që çuan në këtë tragjedi. (A2 Televizion)