Aksident me 4 të plagosur në Malësinë e Madhe

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2025, 16:02 | Kronikë
Aksident me 4 të plagosur në Malësinë e Madhe
Foto ilustruese

Një aksident automobilistik ka ndodhur ditën e sotme në Malësi të Madhe, në dalje të qytetit të Koplikut.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagusur dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, shkruan A2 CNN.

Njoftimi i Policisë:

Malësi e Madhe/Informacion paraprak-Rreth orës 15:10, në dalje të qytetit të Koplikut, automjeti me drejtues shtetasin N. G., është përplasur me automjetin me drejtuese shtetasen E. L.

Si pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e automjeteve dhe dy pasagjerë shtetasit L. S., dhe R. S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Shkodër, në kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos