A2 ka siguruar foton e ish-kreu të policisë së Lezhës, Henrigert Mitri, i cili u vetëdorëzua në policinë e Tiranës pasi ishte shpallur në kërkim rreth 5 muaj më parë.
Ish-efektivi i policisë, Mitri po hetohet pasi ka dyshime se drejtonte kultivimin e kanabisit në Lezhë dhe organizonte aktivitetin e lojërave të fatit.
Pas urdhër-arresteve të lëshuara nga SPAK, Henrigert Mitri u përjashtua nga radhët e Policisë së Shtetit më 20 Maj 2024 me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë. (A2 Televizion)