
A2 CNN ka mësuar detaje të reja në lidhje me plagosjen me armë zjarri të ndodhur pasditen e sotme në lagjen numër 1 të qytetit të Durrësit. Nga të dhënat paraprake mësohet se i plagosur ka mbetur avokati Elton Shllaku, 52 vjeç.
Ndërkohë sipas policisë, rreth orës 17:30, 61-vjeçari F. F., banues në Durrës, dyshohet se për motive të dobëta ka qëlluar me armë zjarri Shllakun, i cili ka mbetur i plagosur në dorë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i krimit. Policia ka ngritur pika kontrolli dhe vijon kontrollet në zonë për kapjen e tij.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të plagosjes. (A2 Televizion)