Hoqi verërat nga kantina e Ergys Agasit, arrestohet kushëriri Eno Agasi

Nga Igli Çelmeta
16 Shtator 2026, 19:07 | Kronikë

Hoqi verërat nga kantina e Ergys Agasit, arrestohet kushëriri Eno

Policia ka arrestuar ditën e sotme Eno Agasin, kushëririn e Ergys Agasit.

Eno Agasi ishte shpallur në kërkim nga Prokuroria e Tiranës, shkruan A2.

Eno Agasi dyshohet se ka hequr verërat nga kantina e verës së Ergys Agasit.

Eno Agasi dyshohet për kontrabandë mallrash që paguan akcizë, magazinim mallrash që paguajnë akcizë dhe veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës.

Kur u zbuluan verërat në kantinën e Ergys Agasit, pasi ishte bërë inventari, ishin lënë në kantinë, pasi nuk mund të transportohej natën nga doganat. Por, më pas, kur kanë shkuar të nesërmen për t'i marrë, verërat ishin hequr.

Eno Agasi është arrestuar nga Policia e Tiranës teksa lëvizte me makinë në zonën e Kodrës së Diellit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos