Ajola Xoxa merret në pyetje në SPAK

Nga A2 CNN
23 Dhjetor 2024, 18:50 | Kronikë

Ajola Xoxa merret në pyetje në SPAK

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryetarit të Bashkisë, Erion Veliaj, ka dëshmuar për disa orë në Prokurorinë e Posaçme pasditen e të hënës, shkruan A2 CNN. Në dalje nga SPAK ajo nuk ka pranuar të komentojë për çfarë ishte thërritur.

Më 6 dhjetor, Xoxës iu sekuestrua telefoni celular si dhe Byroja Kombëtare e Hetimit kreu kontrolle në ambientet e studios së saj “Harabel”, ku mori disa materiale. Subjekt i kontrollit të SPAK ishte edhe vëllai i kryebashkiakut, Arbër Veliaj.

Veliaj dhe Xoxa ankimuan veprimet e BKH dhe SPAK, por kërkesa e tyre u rrëzua nga Gjykata e Posaçme. Vendimet e kontrollit të këtyre ambienteve janë ankimuar prej tyre në Apelin e Posaçëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos