Makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, banorët e zonës shpëtojnë shoferin

Nga Çaku Tafa
23 Dhjetor 2024, 18:08 | Kronikë

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në hyrjen jugore të Lushnjes.

Një automjet tip Benz me targa AB 535ME ka dalë nga rruga për shkaqe që ende nuk dihen dhe ka përfunduar duke rënë në përroin e Lushnjes, shkruan A2.

Rrjedha e ujit e ka nxjerrë mjetin nga ana tjetër ku disa persona që punojnë në bizneset aty pranë kanë nxjerrë shëndoshë e mirë pa lëndime drejtuesin që është transportuar me urgjencë në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe zjarrfikësit e Lushnjes në vendngjarje.

Është kryer kontrolli në mjet dhe nuk ka pasur persona të tjerë veç drejtuesit. Policia po disiplinon trafikun dhe po heton për shkaqet që çuan në daljen nga rruga të mjetit.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos