U ekstradua nga Kosova në Shqipëri, konfirmohet arresti me burg për Arben Lamçen

Nga Armand Bajrami
26 Gusht 2024, 10:36 | Kronikë

Gjykata e Posaçme konfirmoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Arben Lamçen, i ekstraduar nga Kosova në Shqipëri pak ditë më parë.

Lamçja akuzohet nga SPAK për disa vepra penale, mes të cilave “sigurimi i kushteve për të kryer vrasje” dhe “kryerje të veprave nga organizata kriminale”.

Sipas SPAK, në periudhën tetor-nëntor 2020, Lam֛çja ka kryer veprime duke siguruar kushtet dhe mjetet materiale për të kryer vrasjen e shtetasit Nuredin Dumani për llogari të shtetasit Franc Copja.

Lamçja u arrestua 3 javë më parë në Prishtinë, në zbatim të një urdhër arresti të lëshuar nga GJKKO, për llogari të dosjes "Plumbi i artë 2". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos