Aksident i frikshëm në Qafë të Qarrit, aty një mjet tip “Benz” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse të rrugës, raporton A2 CNN. Kanë qenë këto të fundit ato që e kanë mbajtur mjetin pa përfunduar në humnerë.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, i cili është dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka qenë duke lëvizur me shpejtësi tej normave të lejuara.
Policia në vendin e ngjarjes po heton për shkaqet e këtij aksidenti (A2 Televizion)