I dënuar për drogë dhe i larguar nga burgu, pranga 32 vjeçarit

Nga A2 CNN
3 Shkurt 2025, 11:17 | Kronikë

I dënuar për drogë dhe i larguar nga burgu, pranga 32

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 32-vjeçar i dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për dy vepra penale.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3  finalizuan operacionin policor të koduar "Catch 1”, në fund të të cilit u arrestua shtetasi F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Tiranës e ka dënuar me 5 vjet burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, si dhe me 6 muaj burgim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos