U dyshua se ishte plagosur në malin e Cukalit, policia gjen burrin me gjymtyrë të ngrira nga i ftohti

Nga Senad Nikshiqi
3 Shkurt 2025, 12:05 | Kronikë

U dyshua se ishte plagosur në malin e Cukalit, policia gjen burrin me

Policia ka mundur të gjejë pas tre orësh kërkime një person, pas raportimeve se kishte mbetur i plagosur në malin e Cukalit në Vaun e Dejës.

“Rreth orës 11:20, në sallën operative të Komisariatit të Policisë Vau i Dejës, ka telefonuar një shtetas i cili ka thënë se në një stan, në vendin e quajtur “Fusha e Liqenit”, në fshatin Shllak, dyshohet se ishte i plagosur një shtetas. Pas njoftimit, shërbimet e Policisë kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në adresën e dhënë. Nga veprimet e para hetimore të kryera për këtë rast, rezulton se shtetasi F. D. (dyshohet me probleme të shëndetit mendor) nuk është plagosur, por si pasojë e temperaturave të ulëta, ka pësuar ngrirje të gjymtyrëve, dhe për këtë arsye, ka kërkuar ndihmë”, tha policia.

Për shkak të terrenit të vështirë në malin e Cukalit, ku u gjet shtetasi F. D., ai po transportohet me këmbë, nga punonjësit e Policisë, deri tek autoambulanca që ka shkuar në afërsi të vendngjarjes.

Momentalisht, ky shtetas është jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos