Kontrolli i BKH-së te “Harabel”-i, bashkëshortja e Veliajt ankimon vendimin e gjykatës

Nga Armand Bajrami
3 Shkurt 2025, 11:08 | Kronikë

Kontrolli i BKH-së te “Harabel”-i, bashkëshortja e Veliajt

Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj ka kundërshtuar në Gjykatën e Posaçme vendimin gjyqësor të 14 janarit, që lejoi kontrollin e BKH në nja apartament pranë qendrës "Harabel".

Përmes avokatëve të saj, Xoxa, ka depozituar një ankim kundër vendimit të gjykatës, duke e konsideruar atë si në shkelje të ligjit, shkruan A2 CNN.

Ambienti i kontrolluar nga BKH ndodhej një kat mbi një zyrë ligjore të drejtuar nga Xoxa në një kullë në zonën e ish-bllokut dhe sipas SPAK dyshohet se ishte në përdorim të saj.

Hetimit i SPAK ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj dhe familjarëve të tij është regjistruar për veprat penale të "korrupsionit aktiv dhe pasiv të funksionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë", "pastrim të parave" dhe "fshehje të pasurisë". (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos