
Policia ka dhënë detaje paraprake lidhur me aksidentin e rëndë rrugor të ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin Korçë–Pogradec, pranë fshatit Vloçisht, ku humbi jetën një 26-vjeçar.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 01:00, një automjet tip "Benz", me drejtues shtetasin O. P., 26 vjeç, është përplasur me një automjet tip "Audi", që drejtohej nga shtetasi K. C., 27 vjeç.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i automjetit "Benz" ka ndërruar jetë në vendngjarje. Ndërkohë, drejtuesi i automjetit "Audi" dhe një pasagjer që udhëtonte me të kanë mbetur të plagosur. Sipas Policisë, të dy janë transportuar në spital, ku po marrin mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)