Aksident i rëndë në aksin Palasë–Dhërmi, ndërron jetë fëmijë 9 vjeç, plagoset 20-vjeçari

Nga A2 CNN
25 Korrik 2025, 08:11 | Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Palasë–Dhërmi,

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin Palasë–Dhërmi, ku për pasojë ka humbur jetën një fëmijë vetëm 9 vjeç, ndërsa një tjetër pasagjer ndodhet në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 23:10 të datës 24 korrik 2025, kur një automjet që udhëtonte në këtë segment turistik humbi kontrollin dhe u përplas me bordurën anësore të rrugës. Nga përplasja fatale, fëmija që ndodhej në mjet si pasagjer, ka humbur jetën në vendngjarje, shkruan A2 CNN.

Një tjetër i ri, 20-vjeçari E. A., që ndodhej gjithashtu në automjet, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Sipas të dhënave paraprake nga Policia, dyshohet se drejtuesi i automjetit, shtetasi M. K., 26 vjeç, ishte në gjendje të dehur në momentin e aksidentit, çka mund të ketë çuar në humbjen e kontrollit mbi drejtimin e mjetit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos