Familja Rama në Frashër të Patosit ka hapur dyert e mortit, ndërsa të afërm, miq e fqinjë janë të shokuar.
Ferdinant Rama, vëllai i të ndjerit mes tronditjes tregon se prej 2 vjet e gjysmë nuk kishte kontakt me të vëllain, pasi sipas tij Valbona Rama, bashkëshortja e të ndjerit nuk e lejonte. Ata kanë patur shpesh kontradikta tregon ai, ndërsa i ndjeri punonte në një biznes në zonë.
“E dinim dhe më përpara, nuk shkonin, ajo thoshte nuk e dua burrin. Mbajeni ju, merreni pensionin bëni çfarë të doni. Ka dy fëmijë, dy vajza. Kam rreth dy vjet e gjysmë që nuk flisja me vëllanë se nuk e linte ajo. Ka dy vjet e gjysmë që nuk flasim”, tha për mediat i vëllai i viktimës.
Ndërkohë kushëriri i 56-vjeçarit Edmont Rama pohon se çifti ka patur kontradikta të vazhdueshme dhe policia ka qenë shpesh e pranishme.
“Këtu ka ardhur jo një herë por nja 10-15 herë policia. Kishin kontradikta”, thotë kushëriri i të ndjerit.
Trupi i 56-vjeçarit ndodhet ende në morgun e qytetit ku po i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore.
Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Frashër të Fierit ku 26-vjeçarja Ermalinda Rama mbyti me tel për vdekje babanë e saj.
(A2 Televizion)