Zjarr në pikën doganore të Goricës, pezullohet kalimi i mjeteve

Nga A2 CNN
24 Korrik 2025, 19:28 | Kronikë

Zjarr në pikën doganore të Goricës, pezullohet kalimi i

Është pezulluar kalimi i mjeteve në pikën doganore të Goricës, në zonën e Pustecit. Ky pezullim i përkohshëm ka ardhur si pasojë e një vatre zjarri në anën e Maqedonisë së Veriut.

A2 CNN mëson se flakët janë në dy vatra, në të dyja anët e rrugës, ndaj autoritetet lokale kanë vlerësuar se mund të krijohet rrezik për automjetet që kalojnë në këtë segment rrugor.

Pas komunikimit autoritetet doganore maqedonase dhe shqiptare kanë vendosur të bllokojnë qarkullimin deri në një moment të dytë, për të garantuar sigurinë e mjeteve dhe drejtuesve të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos