Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë, makina del nga rruga dhe përmbyset

Nga A2 CNN
7 Dhjetor 2023, 20:05 | Kronikë

Aksident i rëndë në aksin Sarandë-Delvinë, makina del

Një aksident është regjistruar mëngjesin e sotëm në segmentin rrugor Sarandë–Delvinë, pjesë e rrugës Sarandë–Kardhiq.

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur. Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka të lënduar.

Në këtë segment rrugor, vetëm këtë javë janë shënuar 3 aksidente të njëjta, ku automjetet kanë dalë nga rruga dhe janë përmbysur.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos