Aksident i rëndë në Dukat-Fushë, plagosen 4 të rinj, dy prej tyre në gjendje të rëndë

Nga Edi Ruçi
6 Shtator 2025, 08:21 | Kronikë

Aksident i rëndë në Dukat-Fushë, plagosen 4 të rinj, dy

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur rreth orës 01:00 në Dukat-Fushë. Dy mjete dyshohet se janë përplasur mes tyre në rrugën që lidh Orikumin me fshatrat Dukat dhe Llogora.

Shkak i aksidentit dyshohet se ka qënë shpejtësia e lartë në një aks ku shpesh udhëtohet me shpejtësi tej normave të lejuara.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 4 persona. Të gjithë janë të rinj të moshave 19-24 vjeç. Të katërt të rinjtë janë transportuar me urgjencë në spital.

Dy prej tyre edhe mëngjesin e sotëm vijojnë në gjendje kritike për jetën.

"Specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. B., 22 vjeç, pasi më datë 06.09.2025, rreth orës 01:30, në aksin rrugor Orikum-Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin G. L., 20 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit dhe 2 pasagjerët në automjetin “Audi”, shtetasit F. Q., 20 vjeç, dhe D. K., 21 vjeç. Ky i fundit është transportuar në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar, ndërkohë që 3 shtetasit e tjerë ndodhen në spitalin e Vlorës", njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos